Sulmohet fizikisht polici i Kosovës
05/10/2016
Në Gjilan është sulmuar fizikisht një polic i Kosovës.
Sipas raportit të Policisë në Gjilan është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


