Suksesi i Bayernit mund ta joshë Messin
28/01/2014
Bavarezët fituan gjithçka që mund të fitohej në sezonin e kaluar, ndërsa edhe këtë edicion kryesojnë Bundesligan, janë konkurrentë në DFB-Pokal, ndërsa në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve luajnë kundër Arsenalit.
“Nëse Bayerni e fiton sërish Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë do të bëhej një opsion joshës edhe për lojtarët si Messi”.
“Askush nuk mund t’i fajësojë lojtarët që duan t’i bashkohen Bayernit”, ka deklaruar Magath për Sport Bild duke iu referuar dominimit të bavarezëve në Bundesliga dhe suksesit në futbollin evropian në vitet e fundit. /Telegrafi/


