Please enter at least 3 characters.

Suarez: Alcacer e ndryshoi lojën, Messi është i madh

2017/12/GettyImages-889717218.jpg
290:"VILLARREAL, SPAIN - DECEMBER 10: Lionel Messi of Barcelona celebrates scoring his team's second goal with his teammate Luis Suarez during the La Liga match between Villarreal and Barcelona at Estadio La Ceramica on December 10, 2017 in Villarreal, Spain. (Photo by Fotopress/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Suarz ka lëvduar paraqitjen e Barcelonës dhe menaxhimin e presionti në fitoren prej 2-0 ndaj Villarrealit.

Sipas Suarezit, performanca e Paco Alcacer e ndryshoi lojën e katlanasve.

"Ne e kemi ditur se jemi në prsion për shkak të rivalëve tanë, dhe kjo na ka detyruar që të kemi një lojë më të mirë dhe të arrijmë tri pikët".

"Në pjesën e parë ne nuk krijuam raste të mira, sepse ata po luanin shumë mirë".

"Por, në pjesën e dytë u shfaqëm ndryshe. Villarreali është kundërshtar i vështirë në El Madrigal dhe është e vërtetë se pjesa e parë ishte e ngushtë, por pas kartonit të kuq, ne ishim në gjendje të krijojmë më shumë".

"Një karton i kuq gjithmonë dëmton ekipin kundërshtar dhe hyrja e Pacos në lojë ishte e mirë. Ai edhe një herë treguan se sa me rëndësi ai ishte për ekipin".

"Bashkëpunimi me Messin? Ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Numrat e tij flasin më shumë për të", potencoi Suarez. /Telegrafi/