Please enter at least 3 characters.

Stupcat kthehen në ekranet televizive

2016/01/f.1122132342356_m.jpg

Kësaj radhe komedianët kosovarë do të shfaqen në ekranet tuaja televizive ekskluzivisht përmes platformës kabllore “Kujtesa”.

Që nga paraqitja e tyre në “VIP Shpija” vitin e kaluar ku u shpallën fitues, Stupcat nuk janë vërejtur fare në ekranet tona televizive. Ata kanë vendosur të braktisin tregun e përgatitjes së DVD-ve për festat e ndryshme si dhe të braktisin çfarëdo shfaqje tjetër gjatë vitit të ardhshëm.

Stupcat tash janë fokusuar në përgatitje të projektit të ri që do të startojë rishtazi në fund të vitit 2011 (në natën e Vitit të Ri). Stupcat kanë zgjedhur kanalin e ri televiziv “K channel” në platformën kabllore Kujtesa, për të plasuar produktin e ri që do të sjell surpriza të reja.

“K channel” është një prej kanaleve të reja që do t’i shtohen platformës kabllore Kujtesa në këtë fundvit.

Vedat Bajrami e quan aventurë të re projektin e ri duke theksuar se “shumë njerëz kanë kërkuar që të kthehemi fuqishëm në skenë dhe ne kemi vendosur që këtë ta bëjmë përmes kanalit ‘K channel’”. /Telegrafi/