Please enter at least 3 characters.

Studentët e UBT-së vizitojnë zyrat e FES-it

2016/01/student-euml-t-e-fakultetit-t-euml-drejt-euml-sis-euml-dhe-fakultetit-t-euml-shkencave-politike-n-euml-ubt-vizitojn-euml-zyrat-e-fes_hd.jpg

Në kuadër të eventeve të planifikuara, ditën e marte, datë 23 dhjetor, studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Politike në UBT vizituan zyrat e Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë.

Studentët e UBT u njohën nga afër me aktivitetin e FES në Gjermani dhe specifikisht aktivitetin e FES në Kosovë.

Stafi i FES prezantuan specifikisht fushat e veprimtarisë që mbulojnë në kuadër të FES si dhe mundësitë për angazhime për studentët e UBT-së duke bënë se një ndër fushat e veprimtarisë së tyre është dhe edukimi politik. Në kuadër të edukimit politik ,FES në Prishtinë, organizon çdo vit dhe akademinë politike e cila është kombinim i edukimit politik dhe trajnimit praktik.

UBT së bashku me Friedrich Ebert Stiftung kanë organizuar këtë vit dhe akademinë rajonale verore, bashkëpunim i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe pritet të shoqërohet dhe nga aktivitete të tjera të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar.