Streep do të paraqitet në “30 Rock”
28/01/2009
Është bërë modë që në këtë serial të popullarizuar amerikan të marrin pjesë yjet e famshme të Hollywoodit. Për këtë arsye Baldwin, i cili fitoi çmimin e aktorit më të mirë në serial televiziv, pikërisht për paraqitjen e tij në “30 Rock”, ia ka ndërprerë festën aktores Streep për të kërkuar që ajo të luajë në komedi.
“Meryl është ngazëllyer nga ideja për t’u paraqitur në këtë serial dhe menjëherë ka pranuar”, thotë një burim.


