Please enter at least 3 characters.

Strategjia që përdori grupi i hajnave për t’ia vjedhur viktimës parat nga çanta (Video)

2018/01/Grupi-foto.jpg
13:"© Met Police

Policia në Londër ka shpërndarë një video, ku shihet mënyra se si hajnat vepruan në grup, për të kryer një plaçkitje.

Derisa një e re fliste me viktimën për ta hutuar, një tjetër ia ka marrë zarfin nga çanta, ku kishte rreth njëmijë euro, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, po kërkohet identifikimi dhe ndalimi i keqbërësve, që mund të kenë kryer vjedhje të njëjta edhe herëve tjera.

Në të njëjtë kohë, po kërkohet që gjërat e vlefshme të mbahen sa më afër dhe të bëhet kujdes gjatë bashkëbisedimeve dhe qëndrimit me njerëz të panjohur. /Telegrafi/