Please enter at least 3 characters.

Strakosha largohet në fund të sezonit nga Lazio, ka marrëveshje personale me skuadrën londineze

2022/05/Thomas-Strakosha-2-scaled.jpeg
477:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - MAY 23: Thomas Strakosha of SS Lazio looks on during the Serie A match between US Sassuolo and SS Lazio at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on May 23, 2021 in Reggio nell'Emilia, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Thomas Strakosha ka vendosur të largohet nga Lazio pas 10 viteve qëndrim në kryeqytetin italian.

Portieri shqiptar iu bashkua kryeqytettasve nga skuadra greke Panionios U20 dek të rinjtë e Lazios, derisa nga viti 2013 është pjesë e ekipit të parë.

27-vjeçari ka vendosur të largohet nga Lazio në verë si i lirë, pasi kontrata me klubin italian përfundon në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që ka njoftuar gazeta italiane 'La Repubblica', Strakosha tanimë ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e tij të re.

Reprezentuesi shqiptar karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku ka gjetur marrëveshje me Fulhamin, skuadër e rikthyer në elitë.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Strakosha ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me skuadrën londineze, por zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pas përfundimit të sezonit.

Fulham u inkuadrua nga pozita e parë e Championshipit në Ligën Premier dhe synojnë të qëndrojnë gjatë në mesin e 20 skuadrave më të mira në Angli.

Për Strakoshën kishte interesime edhe nga skaudrat italiane e gjermane, por ai ka vendosur ta sprovojë vetën në kampionatin më të mirë në botë. /Telegrafi/