Please enter at least 3 characters.

Stipe Mesiq nesër në Kosovë, takohet me kryeparlamentarin Konjufca

2022/02/mesic-e1644606695606.jpg

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, nesër (e shtunë) do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ai do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit, Konjufca do ta takojë Mesiqin në orën 11:00.

Nuk është bërë e ditur nëse ish-presidenti kroat, që njihet si mik i Kosovës, do të ketë edhe takime të tjera me krerë të institucioneve të vendit. /Telegrafi/