Please enter at least 3 characters.

Stine më “i fortë” se Flori (Video)

2016/01/FloriStine.jpg

Rrahja në Kënga Magjike ka bërë që Ernest Duka dhe Flori Mumajesi të jenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes kur është fjala për këta dy kantautorë.

Në prapaskenat e festivalit, u raportua se Stine e kishte sulmuar Florin duke i shkaktuar një çarje në ballë që më pas u konfirmua edhe me publikimin e fotografive, ku ai shfaqej i përgjakur.

Por tani, Stine ka regjistruar një tjetër triumf kundrejt rivalit të tij.

Edhe pse kënga e Mumajesit, “Me fjalë të vogla”, fitoi çmimin e internetit si kënga më e klikuar, “Çifti simpatik” i Dukës i ka dalë përpara me numrin e shikimeve në YouTube.

Në momentin kur po e publikojmë këtë artikull, kënga e Stines numëron 3.543.518 shikime, kurse ajo e Florit 3.401.088 sosh. /Telegrafi/