Stevie Wonder nderohet nga Obama
26/02/2009
Këngëtari i hitit ”Superstition” është nderuar me çmimin Library of Congress Gershwin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe Obama, i cili shfrytëzoi disa prej këngëve të Wonder në kampanjën e tij zgjedhore, ka shfrytëzuar rastin për të nderuar yllin.
“Stevie gjithmonë ka krijuar një varg të mrekullueshëm të traditave në muzikën e tij dhe ka krijuar një stil që është unik amerikan, unik i tij dhe ndonjëherë disi i përgjithshëm. Andaj ky mund të quhej edhe çmimi për traditë amerikane”, ka thënë Obama mes tjerash.


