Status Quo kryeson sërish me numrin e koncerteve
28/12/2009
Sipas Performing Rights Society, këngëtarët e hitit “Rockin' All Over The World” kanë kënduar live për më shumë se 250.000 fansa në 27 lokacione të ndryshme gjatë vitit 2009.
Cliff Richard dhe “Shadows” janë në vendin e dytë në listë, për turneun e tyre pas ribashkimit, ndërsa vendin e tretë e zë grupi “Take That”.
Pesë vendet e para mbyllen me “Coldplay” dhe “Kings of Leon”, të cilët kanë zënë vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht. /Telegrafi/


