Please enter at least 3 characters.

Stabilizohet gjendja e Fatos Nanos, mjekët thonë se ende nuk e ka kaluar rrezikun

2022/05/Fatos-Nano-per-President-Gjiknuri_-Asnje-nuk-eshte-i-perjashtuar-1280x720-1.jpg

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano është e stabilizuar, sipas bluzave të bardha.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku raporton se mjekët vazhdojnë ta kenë në monitorim, pasi ende nuk e ka kaluar rrezikun.

Kujtojmë që mbrëmjen e së enjtes, gjendja e Nanos u rëndua dhe mjekët i kryen një ndërhyrje kirurgjikale ku i vendosën një tub në trake.

Ai ndodhet prej më shumë se një jave i shtruar në reaminacion për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.