Spanja fiton ndaj Danimarkës, vendos një gol i Zubimendi
12/10/2024
Spanja ka shënuar fitore ndaj Danimarkës në shtëpi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Kombeve. Alvaro Morata dhe Christian Eriksen kishin rastet e para në lojë, por nuk arritën të shënonin nga raste shumë të mira.Pa u mbyllur pjesa e parë, Lamine Yamal kishte rast të mirë, por as ky nuk qëlloi cakun.Kur zhvillohej minuta e 79-të, Martin Zubimendi arriti të shënojë për 1-0.
🚨🚨| GOAL: ZUBIMENDI
Spain 1-0 Denmark
— GOALSbible (@goalsbiblefc) October 12, 2024
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Spanja mori fitoren e dytë në grup, ku me 7 pikë është e para. Në këtë grup, Serbia mposhti Zvicrën me rezultat 2-0. /Telegrafi/


