Please enter at least 3 characters.

Spalletti shpreson që Messi të mos luajë kundër Interit

2018/11/Luciano-Spalletti-e1541419374660.jpg
305:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 23: Head coach Luciano Spalletti of FC Internazionale faces the media during a press conference ahead of the UEFA Champions League Group B match between FC Barcelona and FC Internazionale at Camp Nou on October 23, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Splletti, shprezon që Lionel Messi mos të luajë ndaj skuadrës së tij të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi ka udhëtuar me skuadrën në Milano, por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga mjekët e skuadrës për të luajtur.

“Shpresoj që ai mos të luajë", ka thënë Spalletti i cituar nga Diario AS.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ai e shndërron Barcelonën në një forcë spektakolare kur është pjesë e skuadrës, pra preferoj që ai mos të luajë".

"Stili i tyre i lojës? Ata kanë idetë e njëjta për shumë vite, posedimi i topit dhe kjo është model për lojtarët që nënshkruajnë".

"Përgatitura e tyre para ndeshjes ishte e çuditshme, ata dolën në fushë dhjetë minuta para ndeshjes dhe nuk kishte fitnes brenda stadiumit për të bërë ushtrime".

"Disa nga lojtarët e mi thanë se lojtarët e tyre morën fëmijët e tyre nga shkolla para ndeshjes".

"Nëse ne përgatitemi për ndeshje në atë mënyrë, do të kishim humbur 18-0”, ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/