Please enter at least 3 characters.

Spalletti pyetet se a luan Interi më mirë pa Icardin, por e anashkalon pyetjen duke i lavdëruar lojtarët tjerë

2019/03/LucianoSpalletti-2.jpg
126:"during the serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on August 26, 2018 in Milan, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Luciano Spalletti mendon se Milani dhe Interi e respektuan 'Derby della Madonnina' që përfundoi me fitoren e skuadrës së tij.

Nerazzurrët fituan me rezultat 3-2 për t'u ngritur në tabelë, ndërsa trajneri e ka lëvduar në veçanti Lautaro Martinezin për paraqitjen në këtë ndeshje.

Gjatë intervistës për Sky Sport Italia, Spalletti është pyetur se a luan Interi më mirë pa Mauro Icardin, por ai është e ka shmangur këtë pyetje.

Mauri Icardi dhe Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Duhet t'i themi të lumtë Lautaros për penalltinë, të lumtë Perisicit për vrapimet, u lumtë të gjithëve për atë që bënë. Ju lumtë, ju lumtë të gjithëve në zhveshtore".

"Po ashtu, iu them u lumtë tifozëve, sepse ata e bënë skuadrën të kuptojë se janë pas nesh në secilin moment të vështirë. Faleminderit të gjithëve", ka thënë trajneri i Interit pas ndeshjes. /Telegrafi/