Please enter at least 3 characters.

Southgate: Zhveshtorja e Anglisë është një vend i vështirë për të qëndruar

2018/07/GarethSouthgate-2.jpg
299:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 11: Gareth Southgate, Manager of England congratulates Luka Modric of Croatia following Croatia's victory in the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between England and Croatia at Luzhniki Stadium on July 11, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka shprehur zhgënjimin e tij për eliminimin e Tre Luanëve nga Kampionati Botëror.

Ai ka thënë se është dashur të shfrytëzohen rastet, porse ka kërkuar nga të gjithë që të jenë krenarë me atë që kanë treguar lojtarët anglezë në këtë turne futbolli.

(Foto: Getty Images)

"Tash për tash, të gjithë po e ndiejmë dhimbjen e humbjes. A kemi pritur të jemi në këtë pozitë? Nuk besoj se dikush nga ne e ka pritur këtë".

"Mirëpo, kur arrin deri në këtë pikë dhe ke luajtur ashtu si kemi luajtur ne, dhe ashtu si luajtëm mirë në pjesën e parë, është dashur që t'i shfrytëzojmë këto raste që të vijnë në jetë".

"Aktualisht, zhveshtorja është një vend i vështirë për të qëndruar", ka thënë Southgate.

(Foto: Getty Images)

"Mirëpo, ajo që do të them është se jam jashtëzakonisht krenar me këtë grup lojtarësh, të cilët kanë përparuar shumë.

"Mendoj se reagimi i tifozëve ndaj tyre, krahasuar me dy vite më parë, ua tregon këtë, se për herë të parë përvojat me Anglinë mund të jenë pozitive, vendi është shumë krenar me ta dhe me mënyrën si kanë luajtur, dhe me kalimin e kohës do t'i vlerësojmë shumë momente pozitive", është shprehur trajneri i Anglisë. /Telegrafi/