Please enter at least 3 characters.

Sot tetë viktima dhe 314 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2020/11/rapid-covid-test-scaled-1.jpg
26:"jarun011 - stock.adobe.com

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.161 testime për coronavirus, prej të cilëve 314 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup - 179, Kavadar - 17, Prilep - 16, Veles - 12, Ohër - 11, Tetovë - 10, Manastir - 7, Dellçevë - 6, Gjevgjeli dhe Negotinë - nga 5 në të dy qytetet, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Strugë, Radovish, Demir Hisar dhe Demir Kapija - 4 secili qytet, Kërçovë dhe Krushevë - 3 secili, Shtip, Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë - 2 secili, Resnjë, Probishtip, Vinica, Vallandovë, Kratovë dhe Dojran - 1 secili qytet.

Nga MSH thonë se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë, kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 210 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94.196, prej të cilëve 83.634 janë shëruar, ndërsa 2.908 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (5 shkurt) është 7.654./Telegrafi/