Please enter at least 3 characters.

Sot promovohet Qendra për personat me nevoja të veçanta në Gjevgjeli

2016/03/personat-me-nevoja-te-vecanta.jpg

Qendra për persona me nevoja të veçanta do të promovohet sot në Gjevgjeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra është pjesë projektit 'HUBilities-Formimi i qendrës për persona me nevoja të veçanta në Gjevgjeli'.

Aktivitetet e Qendrës përfshijnë: programi për ndërhyrje të hershme në dhomën senzorna, dhomë terapeutike për fizioterapi, program profesional për të përmirësuar aftësitë e jetesës dhe trajnim për punë përmes disa punëtorive, mbështetje socio-edukative për prindërit, aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertëve nga qendra e aktiviteteve për përfshirje sociale të fëmijëve me zhvillim tipik.

Vlera e projektit është 290 mijë euro dhe do të realizohet në tre vitet e ardhshme. Qëllimi kryesor i projektit është që të rritet integrimi social dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të veçanta. /Telegrafi/