Please enter at least 3 characters.

Sot priten reshje të dobëta bore

2017/01/moti-p-euml-r-dit-euml-t-e-ardhshme_hd-780x439.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar për ditën e sotme kushte për reshje të dobëta bore.

Sipas IHMK-së në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë por do të ketë tendencë të uljes por gjithnjë në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi rreth 7m/s.