Sot, mot me vranësira dhe reshje shiu
14:"Ridvan Slivova
11/01/2018
Nga pasditja e ditës së sotme një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtoj mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot me vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në 6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja.


