Please enter at least 3 characters.

Sot fillon sezoni i ri në Ligën Premier, United-Leicester ndeshja hapëse

2018/08/Leicester-Man-Utd.jpg
333:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 23: Paul Pogba (R) of Manchester United looks dejected after the opening goal scored by Jamie Vardy of Leicester City during the Premier League match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on December 23, 2017 in Leicester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Sot (e premte) fillon sezoni i ri 2018/19 në kampionatin elitar anglez të njohur ndryshe si Liga Premier.

Mbrëmë (e enjte) në ora 18:00 është mbyllur afati kalimtar veror i transferimeve në Angli.

Me mbylljen e afatit disa skuadra u ndanë të kënaqura e disa të tjera jo, por që të gjitha janë gati për fillimin e sezonit të ri.

Sezoni i ri 2018/19 në Ligën Premier fillon pikërisht sot (e premte) në mbrëmje duke u bërë kampionati i parë nga 'top 5' që fillon zbukurimin e fundjave me futboll.

Man Utd-Leicester City do ta hap sezonin e ri (Getty Images)

Ndeshja hapëse e këtij kampionati është ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Leicester City.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Dhelprave në ndeshjen e javës së parë, e cila do të zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00.

Derbi i javës Arsenal- Man City luhet të dielën (Getty Images)

Në ditën e shtunë do të zhvillohen edhe gjashtë ndeshje tjera, ku dy interesante janë udhëtimi i Tottenhamit te Newcastle dhe ai i Chelseat te Huddersfieldi.

Dita e diel do të na dhurojë edhe tri ndeshja tjera, me Liverpoolin që pret West Hamin dhe derbin e javës në mes të Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Java e parë në Ligën Premier: 

/Telegrafi/