Please enter at least 3 characters.

Sot dy seanca plenare, në rend dite edhe tërheqja e mjeteve nga ​Trusti

2022/03/kuvendi-kosove-tlg.jpg

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare. Në të parën që nis në ora 10:00 janë të planifikuara 5 pika të rendit të ditës nga seancat e kaluara, ndërsa e dyta nis në ora 11:00 me 20 pika të rendit të ditës. Por ajo që ngjall me shumë interes publik tek seanca e dytë mbetet pika e tetë.

Aty është paraparë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, që i hap rrugë tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit.

Vazhdimi i Seancës plenare në orën 10:00Rendi  i ditësPika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16  mars dhe 14 prill 2022:Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokalePika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 26 maj, 6  dhe 14 qershor 2022:Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.Seanca plenare në orën 11:00 – rendi i ditësDeklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për   akcizën në produktet e duhanit,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,Emërimi i kryetarit dhe katëranëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021. /Telegrafi/