Sot 9 viktima dhe 394 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2236 testime për coronavirus, prej të cilëve 394 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 190, Kavadari - 29, Veles - 19, Dellçevë - 16, Kumanovë - 14, Ohër - 12, Dibër - 12, Gostivar - 11, Prilep - 7, Shtip - 7, Manastir - 7, Berovë - 7, Demir Kapija - 7, Kërçovë - 6, Tetovë - 5, Strumicë - 5, Gjevgjeli - 5, Shën Nikollë - 4, Negotinë - 4, Vinicë - 4, Strugë - 3, Koçan - 3, Kriva Pallanka - 3, Radovish - 3, Krushevë - 3, Resnjë - 2, Probishtipi - 2, Kratovë - 2 dhe Pehçevë - 2.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për coronavirus.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik si të shëruar ka regjistruar gjithsej 387 pacientë.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 91.555, prej të cilëve 80.008 janë shëruar, ndërsa 2.821 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 8.726./Telegrafi/


