Please enter at least 3 characters.

Sot 19 viktima dhe 27 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2020/11/rapid-covid-test-scaled-1.jpg
26:"jarun011 - stock.adobe.com

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.314 testime për coronavirus, ndërsa vetëm 27 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-19, Prilep-2, Shtip-2, Vinicë-2, Strugë-1 dhe Koçan-1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 19 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 192 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.725, prej të cilëve 146.043 janë shëruar, ndërsa 5.230 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (17 maj) është 3.452./Telegrafi/