Sonte nisin finalet e “play-off”-it
Kryeqytetasit të përgatitur maksimalisht do t’i qasen përballjes me rivalin e vjetër, Pejën. Gjithnjë ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, janë përshkruar me një rivalitet jashtëzakonisht të madhe.
Një sfidë e tillë pritet edhe sonte në duelin e parë të finaleve të play-off-it. Bazuar në formën e këtyre dy skuadrave në këtë sezon të garave, prishtinasit për disa nuanca llogaritën favorit, por pejanët asnjë herë në Prishtinë nuk vijnë me flamur të bardh.
Kampionia në fuqi, Peja gjithnjë në duel me ekipin ‘bardhekaltër’ është treguar ‘arrë’ e fortë, andaj edhe në duelin e sotëm pritet të një ndeshje e fortë deri në sekondën e fundit të përballjes mes këtyre dy skuadrave.
Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës nis në orën 20:45. /KP/Telegrafi/


