Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Jemi akoma në lojë

2019/04/OleGunnarBarca-2-e1554932921348.jpg
311:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United gives his team instructions during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Manchester United and FC Barcelona at Old Trafford on April 10, 2019 in Manchester, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se skuadra e tij e nisi keq sfidën ndaj Barcelonës, por u konsolidua në vazhdim të lojës.

Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 1-0 në Old Trafford, prandaj duhet të fitojnë në Camp Nou për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ole Gunnar Solskjaer dhe lojtarët e Manchester Unitedit (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

"Pozitivet dhe negativet. E nisëm keq dhe paksa me emocione. Pas golit të tyre, u qetësuam dhe luajtëm mirë".

"Kemi paraqitje shumë të mira individuale në mesfushë. Në raste të caktuara dukej si një ekip i duhur i Unitedit, tifozët ishin pas nesh, ne sulmuam në krahë dhe me harkime brenda zonës".

"(Goli i tyre) ishte një goditje, por më pas luajtëm mirë. Jemi akoma në lojë", ka deklaruar Solskjaer për BT Sport. /Telegrafi/