Please enter at least 3 characters.

Solskjaer dëshiron ta shes Sanchezin për Sanchon

2019/04/Sancho-Dortmundi-e1554276244867.jpg
337:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 06: Jadon Sancho of Borussia Dortmund is challenged by Thomas Partey of Atletico Madrid during the Group A match of the UEFA Champions League between Club Atletico de Madrid and Borussia Dortmund at Estadio Wanda Metropolitano on November 6, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm që ta shesë Alexis Sanchezin.

"The Independent" shkruan sot se trajneri norvegjez dëshiron të krijoj hapësirë për sulmuesin Jadon Sanchon.

Strategu dëshiron të sjellë yllin e Borussia Dortmundit në Old Trafford, por do të ketë nevojë për 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez.

Për të financuar pjesërisht marrëveshjen, Solskjaer ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e reprezentuesit kilian.

Sancho do të mund të krijonte një treshe të frikshme sulmuese së bashku me Marcus Rashfordin dhe Anthony Martialin.

Ndryshe, Solskjaer tashmë është zyrtarizuar edhe si trajner i Unitedit pasi që fillimisht ishte reklamuar si strateg i përkohshëm i klubit anglez. /Telegrafi/