Please enter at least 3 characters.

Sokratis: Më lehtë është të mbrohesh ndaj Liverpoolit se sa Burnleyt

2019/08/sokratis.jpg
267:"NAPLES, ITALY - APRIL 18: Sokratis Papastathopoulos of Arsenal applauds fans during the UEFA Europa League Quarter Final Second Leg match between S.S.C. Napoli and Arsenal at Stadio San Paolo on April 18, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)
12:"Getty Images

Anëtari i Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos, ka bërë një deklaratë befasuese duke thënë se më lehtë është të mbrohesh ndaj Liverpoolit se sa Burnleyt.

The Gunners do të përballen në fundjavë ndaj skuadrës së Jurgen Kloppit pas fitores 2-1 pikërisht ndaj Burnleyt.

Arsenali i mori tri pikë në ‘Emirates Stadium’, por që në disa raste rrezikuan ta humbnin epërsinë, e që Sokratis bëri deklaratën befasuese pas ndeshjes.

Liverpool (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

“Është një ndeshje ndryshe. Ndoshta është më lehtë të përballesh me ta pasi nuk ke nevojë të luftosh shumë për top, por ata edhe luajnë futboll”, ka thënë mbrojtësi grek kur është pyetur për ndeshjen ndaj The Reds.

“Nëse ata në një ditë të mirë dhe ne në të keqen, është e vështirë. Në fund, ne e dimë diferencën dhe e respektojmë Liverpoolin”, ka shtuar më tej Sokratis.

Arsenali dhe Liverpooli janë dy skuadrat e vetme që kanë fituar pikët e plota pas dy xhiros në Ligën Premier. /Telegrafi/