Please enter at least 3 characters.

Sokoli: Mëkat që u ndërpre ndeshja

2016/01/sokoli-m-euml-kat-q-euml-u-nd-euml-rpre-ndeshja_hd.jpg

Derbi i kësaj fundjave në elitën e futbollit tonë mes dy rivalëve të përbetua, Trepçës dhe Prishtinës është ndërprerë në minutën e 25-të pas përleshjes mes “Torcidave” dhe ‘Plisave’.

“Është mëkat që u ndërpre ndeshja”, ka Sokoli për faqen zyrtare të klubit prishtinas.

“Duhet që simpatizuesit dhe punëtorët sportiv të ulën së bashku që të punojnë drejt socializmit të këtyre simpatizuesve dhe drejt përmirësimit të marrëdhënieve dhe që ndeshjet derbi mos të ndërprehen për shkak shikuesve që hyjnë në teren. Sepse, përkundër faktit që udhëheqja e Trepçës u mundua, por nuk pati mundësi për shkak numrit të madh të publikut që hyri në teren”, theksoi Sokoli.

Eksesi i ndodhur në “Adem Jashari” i qite edhe një hije të zezë futbollit tonë. /Telegrafi/