Sokoli i kënaqur veç me rezultatin, por jo me lojën
Kësisoj, Sokoli ka thënë se mbetet i kënaqur vetëm me rezultatin, 2 me 1, me të cilën e mposhti sot në kryeqytet Besën e Pejës.
“Është e qartë se kemi probleme në konkretizimin e aksioneve. E kemi kontrolluar lojën dhe hapësirat, por ende nuk e kemi gjetur lojën tonë”, ka thënë Sokoli, me të përfunduar ndeshja në kryeqytet. “Jam i kënaqur me rezultatin por jo edhe me lojën, të cilën kemi shumë mundësi ta përmirësojmë në të ardhmen, dhe për të cilën duhet të punojmë me disa lojtarë”, ka thënë ai, raporton Koha.
Sokoli ka thënë kur ekipi i tij ishte duke avancuar me 2 gola, duhet shënohej së paku edhe ishim shënuar 2 gola, duhej të shënonim së paku edhe dy herë të tjera, sepse në këtë rezultat kundërshtari është në gjendje më të rëndë psikologjike, është shprehur Sokoli. /Telegrafi/


