Sokoli: Ende jemi në krizë
20/10/2014
Në një prononcim për KTV-në, Sokoli ka deklaruar se Prishtina ende s’e ka kaluar krizën.
“Prishtina është ende në krizë. Jam i kënaqur me rezultatin e me angazhimin e futbollistëve, por jo edhe me lojën e tyre”, ka thënë Sokoli.
Prishtina sot mposhti Hajvalinë me rezultat 3 me 2, ndërsa trajneri i kësaj të fundit është shprehur tejet i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit të ndeshjes. /Telegrafi/


