Please enter at least 3 characters.

Sokoli e pranon krizën e Prishtinës

2016/01/sokoli-e-pranon-kriz-euml-n-e-prishtin-euml-s_hd.jpg

Bylbyl Sokoli, trajneri i Prishtinës pas barazimit me Ferizajn si nikoqir (1:1), është shprehur i pakënaqur dhe ka pranuar se ekipi i tij është në krizë të rezultateve.

“Loja ishte kopje e ndeshjeve të mëhershme dhe pas kësaj mendoj se duhet të ndalemi dhe të analizojmë situatën”, tha ai pas lojës për RTK-në. “Ky është sinjali i kuq për ekipin tim dhe e konfirmoj krizën në rezultate”.

“Ka shumë eufori në ekip, ka shumë paqartësi në ekipin tonë dhe mënyrën e lojës”, tha ai, transmeton Sporti1.

Pas tetë javësh të edicionit 2014/15 të Raiffeisen Superligës, Prishtina ka shënuar 3 fitore (1 një me rezultat zyrtar), 3 barazime dhe 2 humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë me 9 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. /Telegrafi/