Please enter at least 3 characters.

Sokoli dënon kapitenin dhe Begollin!

2016/01/sokoli-d-euml-non-kapitenin-dhe-begollin_hd.jpg

“Jam informuar nga trajneri (Bylbyl Sokoli) se ka suspenduar Driton Krasniqin dhe Gentrit Begollin, për masë të përkohshme të suspendimit dhe lojtarët do të stërviten me juniorët”, thotë Krasniqi për Arenën, duke shtuar. “Të gjithë duhet ta dinë se Prishtina është klub serioz dhe mbështetet në statutin dhe rregulloren e punës, kështu që çdo veprim i trajnerit duhet të mbështetet në fakte dhe duhet të kalojë në procedura disiplinore”.

Arsyet e suspendimit nuk janë bërë të ditura, pasi Krasniqi thotë se të dyja palët do të japin argumentet e tyre. Kapiteni Driton Krasniqi, thotë se nuk është i informuar për këtë suspendim dhe se sipas tij, gjithçka do të sqarohet sot. “Nuk jam i informuar për këtë vendim, nëse është e vërtet do të deklarohem nesër “, tha ai. /Telegrafi/