Snapchat nderon myslimanët – ofron pamje LIVE nga Meka! (Foto)
14/07/2015
Dhe këtë javë, kur edhe po shënohej njëra ndër ngjarjet më të mëdha në historinë islame, Muaji i Ramazanit, përkatësisht Nata e Kadrit, kjo platformë ka “hapur” Mekën për pjesën tjetër të botës, transmeton Telegrafi.
Aty shfaqen imazhe dhe video nga adhurues të panumërt, të cilët mundohen tu tregojnë miliona njerëzve në mbarë botën, të vërtetën, pjesën paqësore të islamit, shpesh të neglizhuar nga mediat kryesore.
Në disa pamje duken gjithashut njerëz duke sjellë rreth Qabes, si dhe disa të tjera shfaqnin njerëz duke u falur – veç këtyre kishte edhe nga ata të cilët ishin transit dhe kishin shkuar për të marrë pjesë në këto “ngjarje”. /Telegrafi/


