“Skandali” Tymoshenko (Video)
Incizimi treminutësh i postuar edhe në YouTube e shfaq një grua që ngjanë me Tymoshenkon, ku futet një mashkull i ngjashëm me avokatin e saj, Serhiy Vlasenko. Kah fundi i incizimit, gruaja bie në përqafimin e burrit dhe e puth me pasion.
Regjistrimi është në rezolucion të dobët, kështu që është pothuaj e pamundur të vërtetohet nëse aty janë ish kryeministrja dhe avokati i saj, shkrua RIA.
"Unë do t’i studioj pamjet", ka thënë Vlasenko për të përditshmen ukrainase Kommersant, duke shtuar se sipas të gjitha gjasave do ta padisë agjencisë që e ka lëshuar atë video. Avokati kategorikisht mohon lidhjen e dashurisë me Tymoshenkon.
Partia e ish-ministres, Batkivshchyna, e ka cilësuar incizim si “të rrejshëm”.
Tymoshenko të martën ka filluar grevën e urisë, pas pohimeve se e kanë rrahur rojet e burgut. Vlasenko thotë se rojet e kanë goditur në stomak dhe se me dhunë e kanë dërguar në spital. Avokati beson se me këtë incizim është synuar tërheqja e vëmendjes së publikut nga ky incident.
Tymoshenko ka probleme kurrizore dhe ka nevojë për trajtim mjekësor, për çka javën e kaluar është dërguar në klinikë. Një ditë më vonë u kthye në burg, pas refuzimit të saj për trajtim nga mjekët ukrainas. /Telegafi/


