Please enter at least 3 characters.

S’ka më emigrim përmes Hungarisë: Ja muri që po ndërtohet në kufi me Serbinë (Video)

2016/01/s-rsquo-ka-m-euml-emigrim-p-euml-rmes-hungaris-euml-ja-muri-q-euml-po-nd-euml-rtohet-n-euml-kufi-me-serbin-euml-video_hd.jpg

Vetëm gjatë këtij viti në Hungari kanë hyrë rreth 80 mijë emigrantë ilegal, që kryesisht vijnë nga zonat e luftërave, si Siria, Iraku e Afganistani, por edhe një numër i madh i tyre edhe nga Kosova, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që shteti hungarezë të angazhojë ushtrinë që të filloj ndërtimin e një muri në kufi me Serbinë, përmes të cilit do të pengohej fluksi i emigrantëve, një numër i madh i të cilëve po vazhdojnë të qëndrojnë në Serbi, duke pritur shansin për të kaluar në Hungari, e më pas nga aty për në vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Muri do të jetë katër metra i lartë, dhe do të jetë i vendosur në dhjetë pjesët ku më së shumti janë shfrytëzuar nga emigrantët për të kaluar kufirin.