Please enter at least 3 characters.

Sistemi i parë i pastrimit të oqeanit do të fillojë vitin e ardhshëm

2016/01/sistemi-i-par-euml-i-pastrimit-t-euml-oqeanit-do-t-euml-filloj-euml-vitin-e-ardhsh-euml-m_hd.jpg

Ai ka bërë këtë lajmërim në konferencën më të madhe teknologjike të Azisë, Seoul Digital Forum, e mbajtur në Korenë Jugore.

Harku pastrues do të shpërndahet në tremujorin e dytë të vitit 2016. Qarku pastrues do të zbarkoj në ujërat e ishullit Tsushima, i cili ndodhet në detërat mes Japonisë dhe Koresë Jugore, aty ku tani po bëhen hulumtimet e sistemit pastrues.

Sistemi do të përshkoj rreth 2000 metra, dhe do të jetë funskional për 2 vite, në funksionin e mbledhjes së plastikës nga uji. Ishulli Tsushima është duke vlerësuar nëse kjo ndotje plastikore do të mund të përdoret si burim i energjisë.

Shpërndarja e këtij sistemi paraqet një moment historik në misionin e kompanisë Ocean Cleanup në udhëtimin e saj për pastrimin e oqeaneve nga ndotja prej plastikës.

Gjatë 5 viteve të ardhshme, OC planifikon të shpërndaj një sistem të gjatë prej 100 km, për të pastruar ujërat mes Kalifornisë dhe Hawaiit. (Telegrafi)