Sirigu: Nuk largohem nga PSG-ja
17/06/2015
Lajmin e bëri të ditur vetë portieri të mërkurën për mediet italiane.
“Po dëgjoj shumë gjëra, por nuk kam asnjë arsye për t’u larguar nga PSG. Kam tre vjet kontratë dhe dua që të qëndroj akoma, sepse jam i lumtur këtu”, ka thënë portieri italian Sirigu.
Siç dihet, 28-vjeçari në vitin 2011 iu bashkua skuadrës së Paris Saint-Germain nga skuadra italiane Palermo. Ai është pjesë edhe e kombëtares së Italisë. /Telegrafi/


