Please enter at least 3 characters.

Simpson ‘inferiore’ ndaj Spears dhe Aguilera

2016/01/f.0505170912434_m.jpg

Këngëtarja/aktorja së pari u përball me rivalet e saj të muzikës kur ishte fëmijë në provat për shoun e Mickey Mouse të shtëpisë Disney. Të dyja, Spears dhe Aguilera siguruar vend në program, por Simpson ishte refuzuar.

“Kur morra letrën (nga Mickey Mouse Club), e cila thoshte se nuk ia kisha dalë, mbaj mend vetëm se u dorëzova dhe mendova se do të vdes”, ka thënë Simpson.

“Është qesharake të vështrosh ditarët e mi dhe të shohësh gjithë frikën me të cilën duhej të përballesha. Ato të gjitha më mbajnë mend. Nuk ndihesha konkurruese. Isha më shumë e frikësuar”.

“Albumet e mia gjithmonë ishin më ndryshe. Së pari lëshova balada. Nuk vallëzoja dhe të bëja gjithë ato gjëra. Doja ta ndaja veten. Por gjithmonë kam qenë e treta”, ka shtuar bukuroshja.

Simpson hoqi dorë nga muzika pop në vitin 2007, duke iu përkushtuar muzikës country.