Sigal Prishtina vazhdon negociatat me vëllezërit Rugova
12/09/2014
“Ne jemi akoma në biseda me drejtuesit e Sigal Prishtinës, por që tash për tash nuk ka asgjë konkrete, ndërsa negociatat janë duke shkuar në drejtimin duhur”, tha Fisi për SportPlus, siç e quajnë shokët dhe tifozët e Sigal Prishtinës,qendrën gjigante kryeqytetase.
Të dy vëllezërit Rugova hapat e parë i kanë bërë pikërisht në skuadrën e Sigal Prishtinës, ngjyrat e së cilës presin t’i mbrojnë edhe në të ardhmen.
“Se ku do të luajmë në edicionin e ri kjo do të duhet në 2-3 ditët e ardhshme”, tha Fisi, ndërsa afati kalimtar i verës për basketbollistë dhe basketbolliste përfundon më 15 shtator, kur edhe do të bëhen të ditur emrat e të gjithë basketbollistëve se në cilat skuadra do të luajnë në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/


