Sigal Prishtina prezanton përforcimet (Video)
Drejtori i kryeqytetasve, Florian Miftari, pasi ka bërë prezantuar basketbollistët e huaj që të mbrojnë ngjyrat e “bardhekaltërve”, ka folur për turneun në Bullgari, turne që nisin më 25 shtator.
“Ne sot ashtu siç ju kemi paralajmëruar prezantojmë lojtarët tonë të rinj të cilët kanë kaluar testet mjekësore dhe testet fizike. Po ashtu me ne është edhe trajneri të cilëve ju dëshirojmë mirëseardhje. Mendoj se kjo do të jetë ekipe me të cilën do të shkojmë në turneun të cilin e kemi paralajmëruar. Më datën 25 do të luajmë me Levskin në Sofje, pastaj do të vazhdojmë më turneun në Brudas, ku do të ndeshen më njërën nga skuadrat që tashmë është më e mira në Maqedoni me Kozuvin”, ka thënë Miftari.
Sipas tij, Sigal Prishtina pas përballjes me Kozuvin do të ndeshet edhe me Balkanin dhe me BC Chernomorets e Burgasit. Miftari mendon se ky turne do t’i shërbej skuadrës për të parë formën e ekipit para ndeshjeve zyrtare në Kosovës dhe në Ligën Ballkanike.
Ndërsa, përforcimet e kësaj verë duke filluar nga trajneri Sabit Hadziq, deklaruan se janë të mahnitur me pritjen e bërë nga klubi prishtinas, e në veçanti nga “Plisat” dhe qytetarët e tjerë të Prishtinës. Ata u shprehën të gatshëm dhe të motivuar për mbrojtjen e titujve të fituar sezonin e kaluar, duke kërkuar përkrahje sa më të edhe madhe nga tifozët.
Trajneri i prishtinasve, Sabit Hadzic beson se skuadra e tij në sezonin e ri do të ketë paraqitje të mirë. Ai është i bindur se deri në fillim të edicionit të ri do të ndërtohet një ekip i denjë për sfidat e reja.
“Shpresoj që në sezonin e ri do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe shpresoj që do të kemi sukses dhe s’do të kemi probleme në mes të skuadrës dhe gazetarëve. Kemi të njëjtën punë dhe shpresoj që do të na mbështesni, dhe do të korrim rezultate të mira bashkë. Jam shumë i lumtur këtu. Kam ardhur në gjendje shumë të mirë dhe mendoj që do ta bëjmë një ekip shumë të mirë për sezonin e ardhshëm. Jemi në një nivel të mirë që të mund të luajmë ndeshje, për këtë e kemi organizuar lojën më Levskin dhe turneun në Burgas. Shpresoj që ekipi do të jetë në top formë para kësaj ndeshjeje për Superkupë me 2 tetor”, tha Hadzic.
Ndërkohë, amerikani Jordan Hulls, i cili për herë të parë zbret në vendin tonë, tha është i lumtur që ndodhet në Prishtinë. Hulls thotë se Sigal Prishtina është duke u përgatitur që sërish të fitojë trofe. /Telegrafi/


