Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina e nis mirë play-offin

2016/01/f.0505210421873_210.jpg

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ishin mbledhur rreth 1200 tifozë “Plisa” dhe një grumbull i vogël i “Arpaxhikëve” për ta përcjellur këtë ndeshje.

Mysafirët e filluan ndeshjen me presion të lartë, por dalë nga dalë bardhekaltërit e thyen këtë presion dhe arritën ta luajnë lojën e tyre. Ky çerek ishte i barabartë, 16-16.

Epilog i njëjtë vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ku të dy skuadrat zhvilluan lojë të barabartë dhe rezultati nuk ndryshoi, 34-34.

Në çerekun e tretë bardhekaltërit ishin për një nuancë më të mirë se portokallinjtë, këtë gjë e ndihmoi largimi i Mark Dawson me pesë gabime personale. Sigal Prishtina në fund krijoi një epërsi të vogël prej pesë pikëve, 54-50.

Në çerekun e katërt vendasit i ndezën motorët e tyre dhe e shfrytëzuan epërsinë në trapez për ta mposhtur përfundimisht Sigkos Bashkimin, me rezultat 76-67.

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
1Akida McLain 28 pikë
2Fahri Breca 18 pikë
3Fisnik Rugova11 pikë
4Edmond Azemi 10 pikë
Koshashënuesit më të mirë të Sigkos Bashkimit: 
1Kejuan Johnson22 pikë
2Valentin Spaqi13 pikë
3Mark Dawson12 pikë
4Muhamet Hasani 11 pikë

/Telegrafi/