Si nëpër filma, droni zbret në oborrin e burgut francez - gardianët gjejnë tri pako brenda të cilave kishte drogë dhe telefona
Mediat franceze raportojnë për një “incident të pazakontë” që ka ndodhur vikendin e kaluar, që rikujton skenat e filmave aksion.
Dron i mbushur me drogë dhe telefona mobil ka fluturuar dhe zbritur në oborrin e burgut Fren, në pjesën jugore të Francës, transmeton Telegrafi.
Incidenti ndodhi rreth orës 4:30, kurse gardianët kanë hasur në tri pako.
Në këto pake kishte katër telefona mobil, kabllo USB dhe mbushës si dhe dy sapunë të punuar nga kanabisi, thuhet në kumtesën e gjykatës.
Në vitin 2018 kishin filluar hetimet kur dy dronë zbritën në burgun Fren, një prej më të mëdhenjve në Francë.
E në korrik të këtij viti, një 19-vjeçar u dënua me 20 muaj burgim, pasi prej disa javësh kishte arritur të fusë brenda burgut telefona dhe pajiset për telefona, kanabis e madje edhe produkte kozmetike në Sekuedin në afërsi të Lile. /Telegrafi/


