Please enter at least 3 characters.

Shuplakat në xhami: Kështu ka përfunduar diskutimi i Bashkësisë Islame në Bosnje (Video)

2016/01/shuplakat-n-euml-xhami-k-euml-shtu-ka-p-euml-rfunduar-diskutimi-i-bashk-euml-sis-euml-islame-n-euml-bosnje-video_hd.jpg

Në xhaminë e qytetit të dielën është mbajtur seanca e gjashtë e rregullt të bashkësisë islame të këtij vendi. Në rendin e ditës ishin dy pika: zgjedhja e kryetarit të asamblesë dhe ndihmësin e tij deri në seancën e radhës dhe raporti i punës.

Situata ka dalë jashtë kontrollit me rastin e votimit për dy kandidatët e propozuar. Prej 58 delegatëve gjysma ishte për njërin, ndërsa gjysma tjetër për tjetrin.

Duke marrë parasysh se asnjë kandidat nuk ka marrë vota të mjaftueshme për të fituar, kryesimin e kësaj mbledhjeje e ka vazhduar Enver Melkiq. Ndërkaq, kur ky i fundit i dha fjalën Osman Gjogiqit, një pjesëtari të komitetit të Bashkësisë Islame ka filluar gjithçka.

Dy imam i afrohen Gjogiqit ndërsa pastaj fillojnë edhe shtyerjet fizike. Më pastaj në skenë ka dalë Selvedin Beganoviq i cili ashtu si dy imamët tjerë ka përdorur forcën fizike. Më pas ai largon këmishën, dhe i jep një shuplakë Enver Melkiqit.