Please enter at least 3 characters.

Shtyhet sërish raportimi i Avokatit të Popullit për faturat e rrymës

2016/10/Hilmi_jashari.jpg

Është anuluar edhe sot raportimi i Avokatit të Popullit para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Shkak për shtyrjen e këtij raportimi është seanca e Kuvendit të Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e mërkurë kur ishte paraparë raportimi i Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari.

ai ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës./Telegrafi/