Please enter at least 3 characters.

Shtyhet seanca ndaj Agron Canes, akuzohet edhe për ngacmim seksual me të mitur

2016/01/shtyhet-seanca-ndaj-agron-canes-akuzohet-edhe-p-euml-r-ngacmim-seksual-me-t-euml-mitur_hd.jpg

Mësohet se prokuroria ka marrë tashmë në shqyrtim videon e regjistruar në zyrën e Canes, sekretarit të deputetit të PS, Koço Kokëdhima e cila përbën provën kryesore për implikimin e tij në këtë skandal. Ndaj Agron Canes rëndojnë dy akuza; ajo e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune dhe ngacmimit seksual me të mitur.

Nëse gjendet fajtor për këto akuza, 62 vjeçari rrezikon nga 10-12 vjet burg. Ndërkohë, avokati i ka cilësuar provat si të manipuluara, videon të montuar dhe sulmin ndaj klientit të tij të motivuar politikisht./Telegrafi/