Shtetasi i Shqipërisë tenton ta korruptojë policin me 5 euro
16/11/2017
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën kufitare në Vërmicë, pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve u ka afruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë prej 5 euro.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës ka njoftuar Policia në raporton 24-orësh.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


