Please enter at least 3 characters.

Shtatë në 10 vetë, pro integrimit në BE

2016/01/f.0801195523516_m.gif

Kështu tregon i treti i një serie sondazhesh të kryera nga institucioni UBO Consulting për EU Perspective, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas sondazhit, 73 për qind e të intervistuarve mendojnë se integrimi në BE do të përmirësonte gjendjen e demokracisë dhe ekonomisë në vendin ballkanas.

Sondazhi në fjalë ka një rritje të lehtë prej 1 për qind të popullsisë që dëshirojnë aderimin në Union krahasuar me një sondazh analog të vitit të kaluar, transmeton Top-Channel.

Aktualisht, Kosova është në negociata me BE-në për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që do ta afrojë më shumë vendin ballkanas me Perëndimin.

Shteti më i ri i Evropës është gjithashtu në bisedime për procesin e liberalizimit të vizave me Brukselin dhe problemi kryesor që has në këtë drejtim është fluksi i madh i azilkërkuesve. /Telegrafi/