Please enter at least 3 characters.

SHSKUK: 448 pacientë të shtrirë me coronavirus, 41 në gjendje të rëndë

2020/08/184f5d4aa28e4429a261fa415cec9a8b.jpg

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë. /Telegrafi/